“Edi Rama punoi shumë fort kundër hapjes së negociatave me BE”- Reagimi vjen nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sipas të cilit ky vendim ishte projekt i qartë nga ana e kryeministrit në funksion të një agjende anti evropiane.

“Për herë të parë Shqipëria ka një kryeministër armik të betuar të BE dhe Kosovës”- thekson Vasili

Postimi i plotë i Petrit Vasili:

Rama egërsisht kundër Kosovës dhe BE dhe turravrap drejt lindjes….!

Kam pasur një bindje absolutisht të palëkundur që Edi Rama ka vetëm një axhendë atë anti antiperëndim,anti BE dhe antieuroatlantike,
tërësisht në dëm të Shqipërisë.

Edi Rama punoi shumë fort kundër hapjes së negociatave me BE.

Edi Rama qëllimisht e agravoi krizën politike në ekstrem dhe qëllimisht nuk bëri asnjë hap përpara lidhur me kushtet gjermane në mënyrë që ato të mbeteshin probleme të pakapërcyeshme për hapjen e negociatave megjithë paralajmërimet e shumta formale dhe informale, që ju bënë parreshtur nga shtete dhe miq të mirë të Shqipërisë.

Moshapja e negociatave ishte projekti i qartë i Edi Ramës në funksion të një axhende antieuropiane të mirëpërcaktuar dhe moshapja e negociatave u gatua dhe u përdor si alibi për orientimin e tij të përbetuar kah lindja.

Europa e shtetit ligjor dhe demokracise funksionale, qe funksionon permes parimit check and balance eshte nje realitet i kunder me kapjen dhe kriminalizimin e shtetit prej Edi Rames.

Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës kundër Kosovës është sa i qartë aq edhe i egër.

Kosova është pasqyra e një realiteti politik demokratik dhe patriotik i cili është një pasqyrë vrastare për antipatriotizmin dhe antidemokracinë e Edi Ramës.

Axhenda autokratike dhe antiperëndimore e Ramës është tërësisht e kundërt me orientimin properendimor dhe antiautokratik të Kosovës.

Një Kosovë që beson fort tek BE dhe SHBA është sigurisht e kundërta ekstreme e nje Edi Rame që i ka kthyer me kohë shpinën perëndimit.

Për herë të parë Shqipëria ka një kryeministër armik të betuar të BE dhe Kosovës.

Të gjithë kryeministrat e mëparshëm të Shqipërisë mund të kritikohen, bile shumë rreptë, për mjaft gabime edhe serioze,por kurrë asnjë prej tyre nuk kanë guxuar të shfaqen anti BE dhe anti Kosovë.

Ndaj nga OHRI që ndodhet në lindje të Shqipërisë Edi Rama tregoi fytyrën e vërtetë lindore.

Tanimë nuk ka propagandë apo nderkombëtar të akaparuar, që i bindin dot shqiptarët por edhe kosovarët për të kundërt.

Me Edi Ramën në karrigen e kryeministrit integrimi i Shqipërisë do të jetë vetëm drejt varfërisë ballkanike dhe jo drejt prosperitetit të BE.

Në fund të fundit mjerimi dhe shpopullimi i Shqipërisë është halli i shqiptarëve Edi Rama është në parajsën e mirëqenies, ndaj shqiptarët duhet ta zgjidhin vetë hallin e tyre dhe ta largojnë armikun më të madh të tyre.