Nga Petrit Vasili

Rama kundër Ramës, jargavitje pas merimangave të karriges së pushtetit.

Në vitin 2003 kur kandidonte për herë të parë për kryetar të partisë socialiste, ky Rama si medemek dashnor i të vertetës që ishte deklaronte:

“Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, që jargavitet e qurrepset pas karriges së tij,kur një deputet nga të tijtë vetëm thotë ca të vërteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e cdo familje,që i di i madh e i vogël në Shqipëri dhe janë në cdo tavolinë në Berlin,Bruksel dhe Uashington,ky e përjashton atë qe foli,ndërsa ky vete kthehet në një kasap që hungërin e që do ta coptojë dhe zhdukë me cdo kusht të vërtetën.

Ja ç’do të thotë që të kesh një kryeministër të shndërruar në gropë septike parimesh dhe morali.