Petrit Vasili, Ramës: Kryeministër i lodhur!

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e vlerëson tejet negative klimën e biznesit në Shqipëri.

Në një reagim në Facebook, Vasili ndalet edhe në qëndrimet e kreut të qeverisë pas raportit të DASH. Vasili thotë se ekonomia e vendit po shkatërrohet ndërsa kryeministri flet për suksese imagjinare në Facebook.

“Kryeministri i lodhur vetëpërkedhelet në imbecilitetin e vet me autovideo, me fantazi që i shet për realitet, me një fjalë do që të pengojë ortekun me kruajtëse dhëmbësh, zgjidhje e lodhur shume kjo, impotence totale. Duket qartë që kryeministrit truri i ka rënë te brekushet e ka humbur nëpër to dhe duke qënë shumë i vogël nuk gjendet gjëkund”,- shprehet Petrit Vasili.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Kryeministër i lodhur!!!

Media e kapur dhe kërcënuar nga qeveria, pastrim masiv i parave të pista të trafiqeve dhe krimit të organizuar, korrupsion i shfrenuar, biznese klientë të qeverisë, vjedhje gjigante me koncesione, këto po shkatërrojnë vendin dhe këtë e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kryeministri i lodhur vetëpërkedhelet në imbecilitetin e vet me autovideo, me fantazi që i shet për realitet, me një fjalë do që të pengojë ortekun me kruajtëse dhëmbësh, zgjidhje e lodhur shume kjo, impotence totale.

Duket qartë që kryeministrit truri i ka rënë te brekushet e ka humbur nëpër to dhe duke qënë shumë i vogël nuk gjendet gjëkund.

DASH-i foli qartë që Shqipëria është në buzë të greminës. Imbeciliteti kryeministror po e rëndon tragjikisht krizën sepse është edhe shumë shumë i lodhur, i derdelisur fare…”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al