Petrit Vasili: “Realiteti politik dhe zhvillimet e fundit politike shqetësuese për vendin”

Mbledhja e fundit e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim doli në konkludimin e mëposhtëm duke u shprehur nga z.Petrit Vasili ( kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së ).

Mëposhtë keni deklaratën për shtyp:

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës dhe mori në shqyrtim, në mënyrë të veçantë zhvillimet e realitetit politik shqiptar dhe disa çështje që janë vërtet shqetësim madhor për këtë realitet.

Gjithashtu mori në shqyrtim axhendën e Parlamentit dhe ato pak nisma ligjore që janë depozituar në të për të përcaktuar se cili do të jetë qëndrimi i grupit tonë qoftë në fazën e diskutimit apo dhe të miratimit përfundimtar të tyre.

Në mënyrë të veçantë grupi mori në ndryshim qëndrimet e herëpashershme të mbajtura lidhur me problemin shumë delikat të biznesit të vogël dhe vendosjes së TVSH-së nga kryeministri i vendit tashmë. Ju e dini që e kemi trajtuar të parët këtë temë në shoqërinë shqiptare porsa kjo u përvijua si çështje. Dhe kemi bërë shumë mirë dhe grupi e vlerësoi të tillë. Dhe kemi dëgjuar sigurisht edhe ato lajthitjet të zakonshme të kryeministrit të cilat rrjedhin nga ato që ky kryeministër duke qenë krejtësisht i paaftë e krejtësisht i paditur nuk di e nuk mban mend se ç’thotë. Dhe sigurisht të gjithë ata që bëjnë sikur dinë gjithçka e ngatërrojnë në mënyrë të caktuar dhe e bëjnë gjithmonë e më qesharak. Për të qenë më shumë konkret me opinionin publik pasi më mirë t’ia lemë atij ta gjykojë dhe ti lemë të gjitha llojet e përcaktorëve për njëri tjetrin po citoj vetëm se çfarë thotë po i njëjti kryeministër për të njëjtën në kohë të ndryshme.

Kryeministri në nëntor të vitit 2015 kur ia hiqte detyrimet biznesit të vogël dhe i hiqte dhe TVSH këtij biznesi thoshte: “Rezultatet e para të këtij operacioni ua dedikojmë juve, operacionin e informalitetit. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit për të pasur mundësira më të mëdha por besoj se këto para do të shkojnë te ju”. Te të gjithë ata që vetëpunësohen me hyrje në fuqi javët e ardhshme të këtij plani ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në luftën kundra informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga më të mëdhenjtë. Pra me këto arsye, me këto shkaqe kryeministri i vendit ia hiqte TVSH-në në 2015, po i njëjti kryeministër më qesharak se kurrë se kështu e bëjnë dhe ata që kanë përqark. E dinë që num merr vesh dhe thonë: Lëre se i thotë ky s’mban mënd çka thënë.

Vijmë pas dy javësh në 2017 kur ia vë taksën: “Ne duam që TVSH mos të përfundojnë në xhepat e një grushti të pasurish, këtë e ka thënë në 2015 kur e hoqi dhe vazhdon: Mos dhënia e mos marrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bën pjesë së skemës”. Rezulton se disa biznese që hiqen si të vegjël por nuk janë të tillë. E vërteta ishte që mbas këtyre deklaratave të gjithë oligarkët u shprehën shumë të lumtur, njëzëri. Oligarkët kanë qenë shumë të sinqertë nuk kemi pse i akuzojmë sepse ishte një gjë krejtësisht në favor të tyre për tu pasuruar gjithmonë e më shumë por ishte dhe një arsye tjetër për të thënë që kryeministri ka bërë gjetjen e rradhës që është një zgjedhje e jashtëzakonshme që të luftojmë të varfrit për të varfëruar të pasurit.

Ky turp publik i jashtëzakonshëm i cili ka të bëjë me një rrezikim masiv të mijëra e mijëra bizneseve, të vetëpunësuarve atje që punojnë në këto biznese të cilët, gabimisht i kanë quajtur biznese të vogël. Duhet të vazhdojnë ti quajnë ashtu dhe sikurse dhe personalisht kam insistuar të quhen biznese të mbijetesës. Pasi sigurojnë të ardhura të mbijetesës. Si të tilla ky kërkon një trajtim krejtësisht tjetër dhe ky kryeministër, më vjen keq që përdor një gjuhë të tillë më vjen keq, ua them sinqerisht opinionit publik por ky kryeministër i lajthitur le të marrë të lexojë këtë që sapo citova.

Çka thënë në 2015, çka thënë në 2017 të skuqet. Të kuptojë që nuk qeveris vendin por tallet me vendin dhe ti japi fund talljes sepse një tallje e tillë do të thotë as më shumë dhe as më pak por mijëra vende të humbura, çmime të rritura, falimentim masiv, mijëra familje të cilat do të vuajnë papunësinë. Mijëra fëmijë që do të përballen me pamundësinë e fëmijëve të tyre për ti ndihmuar për të ndjekur shkollën dhe për ta vazhduar atë në mënyrë normale dinjitoze dhe për gjithë këto arsye të mëdha të lërë shpjegimet facebook-iste.

Të dëgjojë dhe të lexojë edhe të ndjek me vëmendje dhe ato që thotë opozita përveç dashurisë pafund që ka ai me ato që thotë maxhoranca kur ajo flet siç do ai. Se kur ndonjëherë maxhoranca nuk flet siç do ai sigurisht që ai as e dëgjon por e stigmatizon. Së dyti meqënëse në të premten që lamë pas. Në një ditë të veçantë dhe pse jo dhe anormale në mënyrën si u zhvillua ne e kaluam mendimin për komisionin e përbashkët lidhur me Reformën Zgjedhore.

Grupi Parlamentar konkludoi dhe njëherë që thelbi dhe dy shinat ku Reforma zgjedhore duhet të ecë në rast se ajo do të jetë e besueshme. Që transformon rrënjësisht zgjedhjet e shqiptarëve.

Që transformon rezultatin që del nga zgjedhjet dhe që prodhon më në fund qeveri legjitime është të ndalohet me çdo kush me çdo mjet dhe me çdo element ligjor dhe jo vetëm shitblerja e votës. Dhe së dyti kriminalizimi i saj pra përfshirja e kriminelëve edhe si kandidat edhe si mbështetës nëpër fushata zgjedhore. Pa dhënë e këtyre dy përgjigjeve të mëdha çdo element dhe çdo kozmetik tjetër e reformës zgjedhore do të riciklonte farsa të tjera më të shëmtuara dhe zhytjen e vendit në një antidemokraci të thellë pasi themeli i saj vota, do të ishte i bërë pis dhe thellësisht i kompromentuar.

Ndaj në sinkron të plotë besoj e gjithë opozita në këtë çështje do të jetë në një front të bashkuar pasi po nuk u dhanë këto përgjigjë të qarta klientët, baronët e drogës dhe të krimit do të vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushteti dhe do të vazhdojmë të kemi këto lloj pushtetesh të cilët vrasin të vegjlit e të varfrit dhe varfërojnë oligarkët.

Faleminderit shumë.”

Burimi:(integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al