Petrit Vasili: Reforma në drejtësi ka hyrë me këmbën e duhur

16402459_1436720159674571_5227146606460347470_oKryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komentoi procesin e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë për hedhjen e shortit për Këshillim e Emërimeve në Drejtësi si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi.

“Sigurisht, sot jam ndier shumë i kënaqur që starton me një transparencë të plotë, krejtësisht e hapur në sytë publikut, në prezencë të të gjithë aktorëve të interesuar, por edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë, procesi i hedhjes së shortit,” tha zoti Vasili, duke nenvizuar se startoi ajo reformë e shumëpritur.

“Dhe starton me një ogur të mirë, me ogurin e transparencës, e cila e fut në rrugën e duhur këtë proces, pasi transparenca është besoj dimensioni më i mirë dhe vital që mund t’i japi jetë kësaj reforme,” shtoi ai.

Zoti Vasili tha gjithashtu se beson shume edhe në ecurinë e mëtejshme po në këtë mënyrë, me transparencë dhe konstruktivitet. Ai vuri ne dukje se veprimi i shpejtë i sotëm dhe mënyra e të vepruarit në përputhje të plotë me ligjin, por edhe krejtësisht e hapur ndaj publikut, “na bën të jemi të lumtur që reforma në drejtësi ka hyrë me këmbën e duhur.”

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al