Petrit Vasili: Refuzojeni ta paguani taksën për Rrugën e Kombit,le ta paguajë vetë qeveria.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me taksën 5 euro për çdo makinë që do të kalojë, në Rrugën e Kombit.

“Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj.
Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë,se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, më të tepërt bile detyrimin e tyre.”-shkruan Vasili”

Më poshtë postimi i plotë:

Refuzojeni ta paguani taksën për Rrugën e Kombit,le ta paguajë vetë qeveria.

Konçesionin e rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e konçesioneve të pista.
Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj.
Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë,se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, më të tepërt bile detyrimin e tyre.
Qeveria ka dhënë qindra milion euro konçensione në shëndetësi e gjithandej,le ti anullojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e rrugës së kombit.
Qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh.
Refuzojeni ta paguani këtë takse të pisët jeni në të drejtën tuaj.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al