Petrit Vasili: REFUZOJENI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT !!!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se kryeministri peng i interesave dhe përfitimeve të errëta përsëri po përgatit taksën,që do të vërë sërish në rrugën e Kombit.

Më poshtë statusi i plotë:

Prap do vënë taksë në rrugën e Kombit këta?

REFUZOJENI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT !!!

Kryeministri u vetëdeklarua fajtor për revoltën shumë të drejtë,që ndodhi,kur ai vuri taksën në rrugën e Kombit.

Dhjetra kuksianë u arrestuan dhe disa janë akoma në burg.

Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve të errëta përsëri po përgatit taksën,që do të vërë sërish në rrugën e Kombit.

Paguajnë shqiptarët çmimin më të lartë të karburantit në gjithë Ballkanin dhe Europën bashkë sepse brenda tij janë qindra milion euro për mirëmbajtjen e rrugëve.

Këto qindra milion euro, që u merr kryeministri në çdo litër karburant,nuk i perdor për rruget,por i grabit për të mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,

sokake qytetesh, që i shtron dhe i shqep dhjetra herë,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shpërdorimit është pa fund.

Ti japë fund këtij maskaralleku kryeministri me paratë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe tjua kthejë ato përsëri rrugëve.

Deri atë ka vetem nje qëndrim: REFUZOJENI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al