Petrit Vasili: REFUZOJENI TAKSËN! Të mbrojmë djersën e shqiptarëve nga plaçkitja.

Kreu i Grupit Parlamentar ka reaguar sërish për taksën e Rrugës së Kombit duke i bërë thirrje shqiptarëve që ta refuzojnë atë. Përmes statusit të tij në Facebook ai shprehet gjithashtu se me Kosovën nuk është konsultuar kërkush dhe arroganca e kryeministrit të Shqipërisë ka zëvendësuar komunikimin me vellezërit nga Kosova.

Më poshtë lajmi i plotë:

Taksa e Rrugës së Kombit kundër shqiptarëve dhe kosovarëve.
REFUZOJENI !!

Të gjitha Bashkitë e veriut Kukës, Has, Tropojë janë kategorikisht kundër taksës së Rrugës së Kombit që zhvatet nga xhepat e qytetarëve të medias.

Me Kosovën nuk është konsultuar kërkush dhe arroganca e kryeministrit të Shqipërisë ka zëvendësuar komunikimin me vellezërit nga Kosova.
Uria për të plaçkitur shqiptarët ja ka zënë sytë kryeministrit ndaj i është vërsulur taksës së Rrugës së Kombit dhe milionat ja kanë humbur rrugën. Kryeministri ndau Shqipërinë nga Kosova më me egërsi se sa edhe armiqtë tradicionale të kësaj lidhje gjaku e sakrificash mes vëllezërish.
REFUZOJENI TAKSËN.
Të mbrojmë djersën e shqiptarëve nga plaçkitja.
Të mbrojmë lidhjen vëllazërore të patjetërsueshme me Kosovën, që kjo taksë po i vë minat.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al