Petrit Vasili: Rekomandimi pozitiv i KE të mos jetë një hap para dhe dy pas

Pas lajmit të rekomandimit pozitiv të KE për hapjen e negociatave të Shqipërisë drejt BE-së, ka reaguar për herë të parë kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se uron që rekomandimi i sotëm të mos jetë si ai i vitit 2016, ku Shqipëria pas dritës jeshile nga BE u detyrua të bënte disa hapa pas, të cilat ndodhën për shkak të krimit të organizuar.

Vasili ka shkruar në një postim se çdo ekzaltim, trimfalizëm dhe keqopërdorim i negociatave do të zhyste vendin në pasiguri të reja.

REAGIMI I PLOTË:

Rekomandimi pozitiv i KE të mos jetë një hap para dhe dy pas.

Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE duhet të mos jetë kurrsesi një hap para dhe dy hapa pas.
Shqipëria ka pasur një moment historik në nëntor 2016 kur absolutisht për herë të parë në historinë saj të procesit të integrimit europian ajo mori një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave.
Por që nga ai hap i parë pozitiv të tjera hapa shumë të rënda prapa bëri Shqipëria, sepse krimi i organizuar dhe trafiku i drogës u shndërruan në probleme kritike për vendin.
Arroganca, paaftësia, kapja e drejtësisë dhe korrupsioni i qeverisë janë premisa edhe me negative, që rrezikojnë që pas këtij hapi përpara të prillit 2018, të bëhen hapa të tjerë pas ashtu siç ndodhi me rekomandimin historik të nëntorit 2016.
Ndaj çdo ekzaltim, trimfalizëm apo keqpërdorim i këtij rekomandimi do të zhyste vendin në pasiguri të reja, instabilitet ekonomik dhe social edhe më të rëndë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al