Petrit Vasili: Ruçi ligjëron shkatërrimin e parlamentit dhe shkel haptazi rregulloren!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Ai shprehet se drejtimi i parlamentit ka degraduar si kurrë më parë. Kryetari i tij me dashje të plotë ka ligjëruar dhunimin flagrant të rregullores. Vasili shkruan gjithashtu se Ruçi po merr përsipër të zhbëjë pozicionin e tij vetëm e vetëm që të kënaqë sa më shumë kryeministrin.

Më poshtë statusi i plotë :

Ruçi ligjëron shkatërrimin e parlamentit dhe veten si dispeçer minutash e qehaja dënimesh të deputetëve.

Drejtimi i parlamentit ka degraduar si kurrë më parë. Kryetari i tij me dashje të plotë ka ligjëruar dhunimin flagrant të rregullores ndërkohë, që çdo të enjte po ky kryetar lufton heroikisht për sekondat e opozitës kur ajo flet dhe për përjashtimin e saj edhe fizik në emër të kësaj rregulloreje.
Të vijmë te faktet.
1. Pak ditë më parë është depozituar ligji për ndryshime në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ky ligj është totalisht objekt i punës së Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Vetë ky ligj është shqyrtuar edhe në 2006 nga ky komision si përgjegjës. Aktualisht kjo përgjegjësi i hiqet Komisionit të Shëndetësisë dhe i kalon Komisionit të Ligjeve sepse ky komision kamikaz tashmë shqyrton çdo gjë. Bëhet akoma më qesharak kryetari i kuvendit kur bën sikur harron, që edhe nënkomisioni parlamentar për dhunën në familje dhe barazinë gjinore është pranë Komisionit të Çështjeve Sociale.
2. Për sa i takon ligjit të strehimit social ku seanca plenare vendosi të shqyrtoheshin në Komisionin e Çështjeve Sociale amendamentet e opozitës, sërish ky vendim detyrues i seancës u refuzua nga maxhoranca duke dhunuar haptas rregulloren dhe kryetari nuk lëvizi as gishtin.
3. Po e njëjta gjë ndodhi me mbledhjen e paligjshme vetëm me anëtarë të maxhorancës për miratimin e ligjit të Strehimit Social.
Për të gjitha këto ky kryetar është njoftuar me shkrim, që rregullorja po dhunohej në sytë e tij.
Pse ndodh e gjithë kjo? Arsyeja e vetme është se Komisioni i Çështjeve Sociale drejtohet nga opozita dhe kryetari i parlamentit ka zgjedhur anashkalimin dhe kalimin e çështjeve tek komisioni famëkeq i ligjeve si një komision, që piraton në jeteny parlamentare projektligje gjithfarësh në emër të rilindjes duke shkatërruar parlamentin.
Kryetari Ruçi po merr përsipër të zhbëjë pozicionin e tij vetëm e vetëm që të kënaqë sa më shumë kryeministrin e tij, që ka synim të kthejë parlamentin në një drejtori të kryeministrisë dhe Ruçin në drejtor të tij.
Deri tani Kryeministri ja ka dalë.
Ai e ka shndërruar kryetarin Ruçi thjesht në një dispeçer minutash dhe një qehaja dënimesh të deputetëve.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al