Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me vendimin e qeverisë për ligjin e mbylljes së lojrave të fatit.

Sipas Vasilit, këtij kryeministrit si gënjeshtar që është deri në legenllëk po ja kujtoj prapë sfidën, që i kam bërë në emër të LSI-së, tre vjet më parë, kur tentoi që tu linte përgjegjësinë të tjerëve ndërsa rruante vetë paratë si derri me bixhozin.

Statusi i plotë:

Sa te pacipe qeveri e bashki,teatrin e votuan brenda nates per bixhozin deshen 6 vjet.

Ka tre dite qe po qelb dynjane diarreja qeveritare dhe bashkiake tash se fundi,per ligjin e bixhozit.
Pasi rruajten sa u shqepen per plot 6 vjet me radhe me kryeministrin ne krye tani po na shesin mbylljen si hatane e madhe qe po bejne.
Thjesht po asgjesojne te tjeret qe ti rruajne te gjitha parate per vete me kompanite e tyre.
Ketij kryeministrit si genjeshtar qe eshte deri ne legenllek po ja kujtoj prap sfiden, qe i kam bere ne emer te lsi,TRE VJET ME PARE, kur tentoi qe tu linte pergjegjesine te tjereve ndersa rruante vete parate si derri me bixhozin.
Pikerisht ne 31 Dhjetor 2016 i kam deklaruar qarte dhe prere ketij kryeministrit qe s’rron dot pa genjyer keto fjale,te cilat vlejne ti lexojne edhe shplarovinat e bashkise sot.
Ja deklarata e 31 dhjetorit 2016:

“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen.Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit”.

Ndaj, qeveri e bashki, ndaleni diarrene se t’ju lodhe e do tju ndyje pantallonat.