Petrit Vasili: Shëndetësia dhe qeni i tërbuar që kafshoi kryeministrin dhe të tjerët

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e  kryeministrit Rama ku ky i fundit tha; “Në fund dy metra dhe’ mbeten”, duke e lidhur fjalën e tij me shëndetësinë.

Sipas Vasilit, shëndetësia falas është një damkë turpi te kryeministri, ndërkohë që ka shtuar se ky është bilanci tragjik i shëndetësisë është goditur nga hajdutët.

Deputeti i LSI ka akuzuar qeverinë se nuk e ka problem nëse pacientët vdesin, duke kujtuar kështu shprehjen e kryeministrit Rama: Në fund dy metra dhe’ mbeten.

POSTIMI I PLOTË:

Shendetesia dhe qeni i terbuar qe kafshoi kryeministrin dhe te tjeret…

Shendetesia falas ishte dhe mbetet damka e turpit te kryeministrit,damkë qe nuk do te shlyhet e harrohet kurre.
Zero spitale te rinj dhe qindra milion euro shperdorim per koncesione,ky eshte bilanci tragjik i shendetesise se goditur ne zemer nga hajdutet dhe profanet.
Per listen e barnave ankohen te semuret me talasemi
Per listen ankohen qindra te semure te tjere me semundje te ndryshme, qe u perjashtuan dhunshem nga lista.
Po po per listen e barnave nuk ka para’ se i perpine koncesionet e turpshme, qe shkaterruan shendetesine shqiptare.
Dallkaukeve te shendetesise u duhet te dhenat personale te njerezve qe tu grabisin votat dhe nuk u duhet fare se si t’i sherojne me mire njerezit apo tu japin me shume barna dhe cilesore.
Por per keta nuk ka asnje problem se te semuret mund te vdesin apo invalidizohen pasi keta ecin sipas motos kriminale te kryeministrit qe “te gjithe nga 2 meter dhe’ do marrin”.
Ky qen i terbuar qe ka kafshuar kryeministrin paska kafshuar edhe keta te tjeret, por meqe s’ka vaksine kunder terbimit keta iken fare nga trute e moren malet.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al