Petrit Vasili: Shëndetësia e kryeministrit: Pacienti i fundit dhe konçensionet e kioskat të parat

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi kundër kryeministrit Rama. Vasili shprehet se për shëndetësinë kryeministri është bërë si Shvejku që thoshte “Ç’më duhet mua se çfarë them unë”

Më poshtë statusi i plotë:

Shëndetësia e kryeministrit: Pacienti i fundit dhe konçensionet e kioskat të parat.

Kur rilindja zaptoi shëndetësinë në 2013 e filloi me kioskat, e vazhdoi me pirjen e duhanit dhe e mbylli me koncesionet.

Tani filloi po i njejti avaz i turpshëm….filloi prap me kioska, po vazhdon me pirjen e duhanit (jo me pirjen e hashashit se atë e lejon kryeministri) dhe pritet koncesioni (hajdutlleku) i rradhës.

Po i sëmuri ku është, po profilaksia? Çfarë shëndetësie është kjo? Ku ekziston kjo shëndetësi anti-humane, që nuk ka pacientin të parin?

Është për çdo kioskë e koncesion kjo shëndetësia e rilindjes, vetëm për të semurin jo, ai është i fundit.

Ky është krim.

Për shëndetësinë kryeministri është bërë si Shvejku që thoshte “Ç’më duhet mua se çfarë them unë”

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al