Petrit Vasili: Shëndetësia falas vdiq! Rroftë militantizmi provincial!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka reaguar kundër qeverisë Rama. Sipas z. Vasili kjo qeveri nuk ka ndërrmarë asnjë nismë për shëndetësinë falas duke u shprehur se kjo e fundit vdiq.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Shendetesia falas vdiq rrofte militantizmi provincial

Shendetesia e ketij kryeministrit te semure pa sherim, sot eshte thjesht rilindja e memorjes se rrenuar dhe militantizmit provincial.
Cfare eshte bere me pare eshte e qarte,por po jua freskoj pak memorjen: u be ligji baze i sistemit shendetesor dhe sistemi mix siguracion+buxhet shteti ai qe mbreteron dhe sot, vdekshmeri foshnjore dhe amtare nje shifrore,skaner ne cdo rajon te vendit,per here te pare sistem referimi,spital te ri modern te urgjences,spital te ri kirugjikal ne Elbasan, telemedicine edhe akseleratoret meqe i kane merak edhe tre rezonanca te reja etj etj.
Po ky kryeministri cpo ben….apo eshte i afte vetem per dengla me shendetesi falas te cilen do ta bente brenda 2017.
Ja pata thene qe ja fut kot dhe nuk e ben dot,por kishte qejf ti dilte boja dhe ja i doli….shendetesia falas vdiq.
Tani ta gezoni shendetesine e koncesioneve qindra milioneshe euro me kryeministrin ne krye te tyre…

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al