Petrit Vasili: Shkollëpakti tha “do ta heq TVSH-në për biznesin e vogël”, po tani?!

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook është shprehur se TVSH-ja për biznesin e vogël pa asnjë kufi pa asnjë fashë ishte një absurditet, që vetëm i vinte shqelmin në fyt të varfërve.

Më poshtë statusi i plotë:

Shkollëpakti tha “do ta heq TVSH-në për biznesin e vogël”, po tani…

Shkollëpakti pataksi dynjanë kur ulërinte që do ta hiqte TVSH-në për biznesin e vogël pa kufizim se kështu medemek do të luftonte të varfërit që të varfëronte të pasurit.
Pata thënë kaq herë mos e dëgjoni shkollëpaktin se nuk kupton gjë dhe s’di çflet.
TVSH-ja për biznesin e vogël pa asnjë kufi pa asnjë fashë ishte një absurditet, që vetëm i vinte shqelmin në fyt të varfërve.
Sot ka filluar reflektimi nga qeveria për të pasur një kufi se deri ku s’duhet të ketë TVSH.
Mos u habisni fare kur të dëgjoni shkollëpaktin të thotë broçkulla të reja.

Burimi:(Integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al