Petrit Vasili: Shqipëria ecën vetëm drejt SHBA dhe BE, kryeministri le të eci drejt Rusisë, Kinës etj.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook kundër Kryeministrit Rama. Vasili është shprehur se Kryeministri i inkriminuar bën interesantin dhe injorantin nepër Europën politike. Europa ka parë plot sharlatanë politike ndaj e dëgjon me indiferencë dhe përçmim këtë kultivues të rëndomtë droge.

Më poshtë postimi i plotë:

Shqipëria ecën vetëm drejt SHBA dhe BE, kryeministri le të eci drejt Rusisë, Kinës etj.

Kryeministri i inkriminuar bën interesantin dhe injorantin nepër Europën politike. Europa ka parë plot sharlatanë politike ndaj e dëgjon me indiferencë dhe përçmim këtë kultivues të rëndomtë droge.
Shqipëria dhe shqiptarët përjetësisht ka qenë orientuar vetëm drejt perëndimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-së. Edhe ata politikanë që kanë dashur ta orientojnë ndryshe Shqipërinë kujtohen me përçmim dhe shqiptarët kanë imponuar një vullnet të tillë vetëm e vetëm perëndimor. Po kështu shohin me përçmim e neveri këtë histerinë e kryeministrit, që SHBA dhe Europës i tregon Rusinë,Kinën etj etj.
Kryeministri i paaftë dhe antishqiptar, që drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, që amerikanët dhe europianët duan në Shqipëri,sepse ky shtet është kunder drogës,krimit,korrupsionit dhe konçesioneve.
Ndërsa ky shkollëpaku që medemek i jep mend europës mijëvjeçare, do që të bëjë shtetin e trafikantëve,kriminelëve dhe aventuriereve.
Është i humbur,do të ikë dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur që është.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al