Petrit Vasili: Shqiptarët mbyten nëpër plazhe, kryeministri gënjen e gënjen pa u lodhur

“Shqiptarët mbyten nëpër plazhe, kryeministri gënjen e gënjen pa u lodhur”, kështu e ka nisur postimin e tij të rradhës kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili ka reaguar në lidhje me sigurinë në zonat bregdetare.

Vasili ka thënë se nuk ka ndërment të humbasë kohën me kryeministrin Rama, ndërsa ka shtuar se ai një vit më parë ka premtuar se çdo zonë bregdetare do të pajiset me roje.

Deputeti i LSI ka zgjedhur t’i bashkangjisë komentit të tij edhe një intervistë të Ramës një vit më parë në lidhje me këtë çështje.

 

POSTIMI I PLOTË:

Shqiptarët mbyten nëpër plazhe kryeministri gënjen e gënjen pa u lodhur.

Nuk kam ndër mend të humb kohën komentoj një gënjeshtar të sëmurë si kryeministri ynë lidhur me mbytjen e dhjetra shqiptarëve në plazhet e Shqipërisë edhe sot ku mbytjet vazhdojnë. Premtonte ky që këtë vit 2018 do bëhej mrekullia, por përsëri shqiptarët mbyten.

Lexoni vetë ç’ka thënë një vit më parë në 2017 në shtator kryeministri në takim me gazetarët:
Pyetja:Padyshim, por fakti që s’ka pasur roje bregdetare ka qenë një konstatim.
Kryeministri Edi Rama: Dakord. Por nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojës bregdetare. Kjo është ajo që po them. Pastaj kjo është histori më vete. Administrimi i bregdetit është histori më vete që besoj që do ta vendosim në tjetër standard vitin e ardhshëm. Një nga qëllimet është që të kemi një ndryshim rrënjësor për vitin e ardhshëm për të gjithë aspektin e turizmit dhe besoj se kemi një plan shumë të mirë që do ia dalim plotësisht.

Pyetja:Bashkitë e reja janë ankuar për mungesë fondesh për rojet bregdetare.
Kryeministri Edi Rama: Nuk është një fushë që mund ta mbulojnë bashkitë kjo. Bashkitë kanë të drejtë që ankohen, por nuk është një fushë që mund ta mbulojnë bashkitë. Kjo është një fushë që do ta marrë në kontroll qeveria dhe duhet të bashkëpunojë me bashkitë për elementë të caktuar, por nuk mund ta mbajnë dot bashkitë. Kështu që, edhe kjo kërkon një ndryshim. Mandati i parë ka shërbyer në shumë aspekte si një burim i madh eksperience dhe dijesh. Tani një sërë gjërash janë shumë të qarta se si do bëhen.”

Keto thoshte kryeministri pa u skuqur fare.Kush vazhdon degjon kete genjeshtar thjesht genjen veten.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al