Petrit Vasili: Skandal, Kryeministri tha se Policia është më e besueshme se Zoti, ndërsa sot i bën Vetting

Fjala në Kuvend e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

E nderuar drejtuese e seancës,

Të nderuar kolegë,

Ne sot jemi thirrur të mbajmë një qëndrim, pse jo politik me votën tonë, për një ligj i cili është pagëzuar, njëherazi si ligji i rivlerësimit të Policisë së Shtetit, por duke huazuar një term i cili është shpërdorur në këtë sallë edhe për reformën në drejtësi. Sigurisht nuk kemi pasur asnjë element paragjykues dhe këtë e them pa asnjë kompleks. Edhe kur kemi votuar, shqyrtimin sa më parë me një procedurë të përshpejtuar si një mekanizëm që sado pak transparencë të shtonte në këtë proces besoj mirë do ti bënte një trupe e cila tashmë ka pasur jo pak probleme të rënda me inkriminimin dhe kriminalizimin e saj. Dhe jo pak përgjegjësi të rënda para vendit lidhur me mënyrën sesi eci situata në Shqipëri, në mënyrë të veçantë dhe të drejtpërdrejt me trafikun e drogës. Megjithatë për t’i ruajtur autoritetin edhe kësaj salle, edhe integritetit të asaj pune që ne kemi bërë, do më lejoni të citoj vetëm disa momente ku po në këtë sallë ne kemi ardhur dhe kemi miratuar një ligj tjetër që ishte shërbimi për ankesa dhe çështjet e brendshme e për të cilin, ministri i kohës thoshte: “ Ligji parashikon mbikëqyrje të jashtme mbi policinë dhe ne synojmë që ligji i ri të mos jenë punonjësit e policisë që kontrollojnë punonjësit e policisë. Ky është konstatimi për ta hapur. Thotë gjithashtu që në harkun kohor të dy viteve do të këputet çdo lloj lidhje midis karrierës në Policinë e Shtetit dhe karrierës në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm. Çfarë thotë tjetër që është më e kryesorja?

Parashikohet thotë, si instrument dhe kjo është një praktikë e disa vendeve në BE edhe testi i integritetit. Testi i integriteti thuhej në atë kohë ishte një seri instrumentash sigurie që do të marri në shqyrtim veprimtarinë e punonjësve të policisë për të vlerësuar përputhshmërinë e veprimtarisë së tyre. Duke siguruar teste të njëpasnjëshme të cilat vlerësojnë integritetin e punonjësve të policisë dhe për përmbushjen e detyrës së policisë së shtetit. Me tej thotë, argumentimi për atë ligj në atë kohë: Ligji parashikon dhe hetimin e gjithëanshëm te personave objekt hetimi duke shkuar deri te hetimi i pasurisë së pajustifikuar i punonjësve të policisë që janë objekt hetimi. Njëherazi thotë me plot të drejtë, në përfundim thotë ministri në atë kohë, dua të falenderoj ekspertet e ICITAP, të cilët ndihmuan në draftimin e dispozitave të këtij ligji. Dhe në këtë mënyrë ne përmbushim thotë detyrimet, rekomandimet e BE lidhur me këtë çështje.

Pyetja e madhe është kjo. Këtë ligj kemi dy vjet e ca që e kemi bërë, unë e kam votuar me shumë kënaqësi dhe nuk kam pasur asnjë paragjykim për këtë gjë. Tani mbas kësaj situate dhe mbas një konstatimi tjetër i cili dua ta bëj dhe këtë përpara. Në 21 shkurt, një vit përpara kur bëhej promovimi i femrës në policinë e shtetit, kryeministri i vendit ka thënë: Anketimet e organizatave më të mirënjohura ndërkombëtare thonë se policia e shtetit është institucioni më i besuar në vend edhe më i besuar se liderët fetar sipas anketimit të fundit të BE. Pra kemi pasur një polici që ishte më e besuar se Zoti vetë. Dhe sot kemi një Vetting që do të vetojë, mbi Zotin. Kjo është sfida që na kanë sjellë ne sot përpara. Tani a ka mundësi ne të marrim një mekanizëm Vettingu që do të vetojë një polici që është më e besuar se perëndia vetë. Se kam thënë unë. Do më thotë ndonjëri prapë këtu, që ky i drejtohet fantazisë, imagjinatës. Jo jo e ka thënë këtu dhe ka thënë është më e besueshme se Zoti. Këtë Vetting do bëjmë ne? Çfarë apologjie do dëgjojmë ne këtu?

 

Që vazhdimisht që atë shërbim për çështjen e ankesave të tjera që ishin standardi i BE, bërë me ICITAP-IN, do siguronte pastrimin e policisë, hetimin e pasurisë, të gjitha gjërat i bënte. Kishim një sistem të shkëlqyer, përmbushte dhe kriteret  e BE, për këtë punë. Tani përpara se të vinim këtu dhe të vetojmë edhe një polici që është më e besueshme se Perëndia, nuk mund të kalonte kjo çështje që të rriste besimin tonë edhe për votën tonë, pse jo pa paragjykim edhe pro. Nuk ka asnjë të keqe nga transparenca. Do na duhej këtu mjë diskutim shumë i gjatë, të mos kishte fare lidhje me ligjin por fije për pe të evidentoheshin të gjitha gjërat se çfarë ndodhi me policinë, si u kriminalizua, shkalla e kriminalizimit. Pse u shtri kaq thellë, konstatime të caktuara kishim dhe sot nga prokurori i antimafias për këtë çështje, edhe për lidhjet e saj me politikën etj. Dhe pasi të bënim një parashtesë shumë të gjatë, shumë orë mund të rrinim këtu, do bindeshim mëse fundi se ka një analizë të përgjegjshme që na çon në këtë rrugë që të vijmë në këtë instrument. E kaluar me një fjali që vërtet policia ka probleme, por vetëm se ka ca probleme tani ne sot ti futemi Vettingut.Kjo lloj analize të cilës nuk i shpëtojmë të gjithë, nuk mund ti shpëtojnë dhe ata që bënin sondazhe të BE. Kryeministri i referohet sondazheve të BE-së që e nxorrën më të besuar se Zoti, nuk mund të jenë kaq entuziaste sa të vijnë këtu ta thonë këtë gjë. Ndaj ky qëndrim i cili nuk është i imi, kam bërë një pakt me këtë sallë qe ti referohem vetëm gjërave që janë krejtësisht të besueshme, duke ndarë atë se po e tha opozita këtu është një sakrilegj i madh. Por po them atë që kanë thënë po vetë. Minimumi së paku do ishte që të respektojmë njëri-tjetrin dhe atë mund konstruktiv të njëri-tjetrit. Ne e kemi parë me shumë kujdes ligjin, kemi humbur shumë kohë dhe energji për këtë duke e nisur pozitivisht për një polici e cila është një e mirë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, nuk është një e një mazhorance dhe as e një grupi të caktuar politik. Se po ta konstatonim si të tillë nuk do humbisnim kohë të debatonim këtu në sallë të parlamentit. Pra kemi bërë një analizë shumë të kujdesshme dhe kemi propozuar sigurisht edhe disa ndryshime që se paku bëjnë të mundur që procesi të kishte një besueshmëri, sikurse edhe minimale të ishte kjo prapë se prapë do ti shërbente procesit dhe duke e lënë njëçështje të tillë sipas aftësisë së reflektimit të formulojmë edhe një pozicion politik, i cili do të ishte i besueshëm për qytetarët. Nuk do tëna rikthente në historinë e po atyre ligjeve që janë mirtuar me pompozitet të madh dhe janë promovuar fort e fort.  Dhe synimi ynë ishte te Vettonim, dhe të kishim një polici humane, njerëzore, jo mbi Zotin. Të paktën të kishim një Polici e cila të ishte korrekte me detyrën, e cila nuk kishte fillim dhe mbarim objektiv të punës së saj, mijëra gjoba që vihen përditë, pasi analiza përse vihen mijëra gjoba përditë duhet të ishte paralelisht edhe me situatën e aksidenteve rrugore. E lashë situatën kriminale, atë e keni vetë parasysh të gjithë. Pra të kishim një Polici qëështë efektive, e ndershme, e paanshme, dhe të mos ishte ajo polici për të cilën kryeministri i vendit, pa bërë kurrë atë që duhet të ishte procesi i vërtet, i kërkoi që të mos ishte më Polici e të gjithë shqiptarëve, por të ishte polici e një partie të vetme, pasi I bëri thirrje edhe në fushatë që ti bënte shërbim votave të Partisë së tij. Në këtë situatë kaq të rëndë, përpara çdo gjëje tjetër, e thashë edhe më parë, “Mea Culpa” e thellë, e qartë, e vërtetë, do të ndihmonte që edhe sot, të mos kishim këtë mosbesim kaq të thellë, edhe të motivuar pse jo, sepse nuk kemi asnjë arsye që të kemi një besim të plotë për këtë çështje, por do të kishim edhe një gjë, përpara shqiptarëve do të thoshim se ka një qasje të re, se ka lindur nga një analizë dhe pranim i vërtet i një faji të madh publik. Ndaj, duke e konsideruar si të tillë, mendoj që ka një mundësi, një hapësirë reflektimi, nëqoftëse ky proces do të jetë vërtet një rivlerësim dhe absolutisht jo një riciklim. Për të evituar këtë problem shumë të madh të riciklimit, të së njëjtës fenomenologji, ka një mundësi të madhe që mjaft ndryshime të propozuara nga opozita, pas një vështrimi shumë konstruktiv, por edhe konstatime të bëra nga ICITAP-i, pasi ka rekomandime dhe prej ICITAP-it të pareflektuara në draftin që vjen në sallë, besoj do ishte minimumi i një përmirësimi që do ta sillte në kufijtë e një minimumi besimi që do ta bënte një ligj, që së paku do binde diçka të tillë për këtë çështje. Ndaj duke mbetur pikërisht mbi këtë bindje, pra mbi bindjen e ndërtimit të një policie normale, të besueshme, njerëzore dhe jo mbi Zotin, kjo do të ishte besoj dhe I vetmi kontribut që ne mund të jepnim edhe si opozitë në këtë proces.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al