Petrit Vasili: Skenari Sorosit mori përgjigjen vrastare…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar letrën e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan  në maj të vitit 2017, dhe reagimin e Ambasadiorit amerikan Donald Lu, lidhur me pretendimet që ngriheshin në këtë letër.

Vasili tha se përgjigja e Ambasadorit Lu ishte shteruese dhe vrastare për ata që deshën të krijonin skupin e ditës.

Besoj se Lu,  i cili flet në emër të Departamentit, dha një përgjigje vrastare për këto çështje, ndaj nuk kemi nevojë për raporte.

Reagimi i Lu është i qartë, është reagimi i Amerikës zyrtare. Kjo ishte as më shumë e as më pak se një skenar sorosist për të krijuar skupin e radhës. U përpoqën të krijojnë skupin e ditës, edhe morën të qartë përgjigjen se kjo histori ishte një dëngël që u shërbeu për disa orë”, tha Vasili në studion e Faxneës.

Ndërkohë që në komentin e tij për raportin e “Freedom House” që zgjedhjen e Metës president e konsideronte si hap pas në luftën kundër korrupsionit, Vasili tha se këtë raporte sorosiane nuk kishte dëshirë t’i komentonte, ndërsa theksoi dy element.

Unë këto raportet sorosine nuk kam dëshirë t’i komentoj. Kam dy komente, “Freedom House”  ka marrë përgjegjësi publike për zgjedhjet, se gënjeu për zgjedhjet duke thënë që i ka pranuar opozita, zgjedhjet nuk i kemi pranuar kam qenë kryetar i LSI-së atëherë dhe i kam dënuar këto zgjedhje të cilat u damkosën  nga OSBE-ODIHR.

Së dyti BE pohoi se 20% e votave janë shitur dhe blerë, ne i kemi shënjuar si zgjedhjet më të shëmtuara në Shqipëri. Nuk ka nevojë të diskutojmë  portalet e Ramës e të Endri Fugës”, tha Vasili.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al