Petrit Vasili: Strehimi social, farsa oligarkike dhe 99% e shqiptarëve pa strehim.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se qeveria gajasi dynjanë e tha që do tu merrte ca metra katror ndërtuesve për strehimin social dhe kjo ishte zgjidhja e madhe.Më poshtë statusi i plotë: Strehimi social, farsa oligarkike dhe 99% e shqiptarëve pa strehim.Qeveria gajasi dynjanë e tha që do tu merrte ca metra katror ndërtuesve për strehimin social dhe kjo ishte zgjidhja e madhe.Me një fjalë qeveria edhe oligarkët do ti shkaterronte dhe njerezve ne nevoje do tu zgjidhte hallin për banimin.Qeveria thotë që do tu marrë ndertuesve rreth 45 mijë meter katror në tre vjet pra rreth 200 apartamente në vit.Mesatarja e martesave në vit ne Shqiperi është mbi 22 mije martesa.Medemek 1% të nevojave qeveria do ta zgjidhe me keta oligarkët, po 99% të tjeret si do ta zgjidhin?Apo do jene në dore të Zotit.Pra per 99% qeveria s’mban pergjegjesi fare,s’ka asnje strategji dhe duke u rritur taksat anembane e ardhmja e tyre eshte e paravendosur qe te jetojne me dhjetra banore në një apartament shumë më zi se edhe ne kohën e partisë së punës.Sa për oligarkët qeveria, që u ka dhënë qindra milion euro koncesione tani bën sikur po u heq një qime, që do ta paraqise si tra.Qindra milionat e koncesioneve mjaftojnë për mijëra banesa per mijëra shqiptarë.Le tua heqë koncesionet qeveria oligarkëve dhe problemi i strehimit është i zgjidhur.Farsë komike në pamje por tragjike në përmbajtje ideologjia e së cilës nuk është as e majtë dhe as e djathte por është thjesht farsa e hajduteve në pushtet.Shqiptarët janë pa drejtim ##

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al