Petrit Vasili: Studimi i BE tregoi se 20% të votave u blenë. Çfarë turpi për Kryeministrin por edhe mësim i hidhur për ndërkombëtarët në Tiranë që i vlerësuan

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook kundër Kryeministrit Rama. Vasili u shpreh se ky kryeministër është as më shumë dhe as më pak se sa nje blerës ordiner votash dhe rrënues i demokacisë dhe imazhit të vendit.

Më poshtë statusi i plotë:

Studimi i BE: 20% të votave u blenë. Çfarë turpi për Kryeministrin; por edhe mësim i hidhur për ndërkombëtarët në Tiranë që i vlerësuan.

Blerja e votave i shkatërroi zgjedhjet në 25 qershor.

Studimi i BE që provon se të paktën 20% e votave u blenë.

Kjo është një damkë e zezë turpi për kryeministrin dhe për deklaratat e pacipa të tij se zgjedhjet ishin normale.

Ky kryeministër është as më shumë dhe as më pak se sa nje blerës ordiner votash dhe rrënues i demokacisë dhe imazhit të vendit.Çdo orë e tij në pushtet është orë e fituar për pushtetin e trafikanteve dhe krimineleve që i paguan votat e kryeministrit.

Studimi i BE për shitblerjen e votës në Shqipëri është një mësim i hidhur edhe për ata ndërkombëtar,që u ekzaltuan dhe vlerësuan si pozitive zgjedhjet e turpshme të 25 qershorit.

 

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al