Petrit Vasili: Të gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestën e nesërme të organizuar nga opozita. Vasili është shprehur se duket të dalin të gjithë në protest kundër qeverisë.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Te gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë.

Në 27 janar protestojmë kundër varfërisë.
Kundër atyre, që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës.
Kundër atyre, që kanë zaptuar qeverinë e nuk bëjnë asgjë, por grabisin paratë e shqiptarëve me koncesione e tendera.
Ata, që lenë naftëtarët pa bukë dhe tallen me hallin e tyre, që lenë mijëra të rinj rrugëve pa punë e pa shpresë, që i detyrojnë mijëra gra e burra të Shqipërisë të braktisin këtë vend të bekuar dhe të enden në mëshirë të fatit në dhe’ të huaj.
Ata, që me arrogancën e derrave të kenaqur e të panginjur e shkretuan këtë vend dhe ua bënë dhuratë një dore oligarkësh.
Protestojmë, që ilaçet dhe jeta që janë e drejtë e çdo qytetari të mos shndërrohen në sevap të një kryeministri mizor e të pashpirt.
Protestojmë, që arsimi publik të mos jetë shfrytëzuesi pa mëshirë i studentëve dhe familjve të varfra, duke u rrëmbyer edhe lekun e fundit për t’ia dhuruar privatëve.
Protestojmë, që drejtësia të jetë njëlloj për të gjithë dhe jo një drejtësi që fal kryeministrin dhe burgos të varfërit derisa lenë dhe jetën burgjeve.
Protestojme qe policia te luftoje kriminelet e trafikantet dhe jo protestuesit e thjeshte.
Protestojme kunder atyre qe mbushen shkollat e femijve me droge.
Protestojmë kundër kryeministrit, që mbush me plehra Shqipërinë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al