Petrit Vasili: Turp! Prokuroria padit të rinjtë e LRI dhe FRPD, ndërsa kryeministrit ja mbyll çështjen me Facebook.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas marrjes në hetim të drejtuesve të LRI-së dhe FRPD-së për protestën e djeshme tek Ministria e Brendshme. Ai shprehet se prokuroria e kapur procedon të rinjtë se janë ata e keqja e këtij vendi, ndërsa kryeministrin që dhunon ligjin sheshit nuk e sheh dot.

Më poshtë statusi i plotë:

Turp, prokuroria padit të rinjtë e LRI dhe FRPD, ndërsa kryeministrit ja mbyll çështjen me Facebook.

Prokuroria paditi të rinjtë e LRI dhe FRPD sepse protestuan paqësisht përpara Ministrisë së Brendshme.
Po si s’kanë pikë turpi xhanëm.
Kryeministrit, që i bëri thirrje policisë të flakte uniformat dhe të bënte vota për partinë e kryeministrit ja mbyllën me vrap çështjen se ky kishte kërkuar medemek falje në Facebook.
Kryeministri deklaron se e ka bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe i kishte dalë jo autentike, duke mashtruar tërë dynjanë, duke genjyer sepse audiopërgjimin origjinal e kishte vetëm prokuroria dhe duke bërë hetim kur qeveria e tij është nën hetim. Por as për këtë nuk fillon procedimin për kryeministrin prokuroria.
Shumë e qartë, i procedon prokuroria e kapur të rinjtë se janë ata e keqja këtij vendi, ndërsa kryeministrin që dhunon ligjin sheshit nuk e sheh dot.
Këtë turp prokuroria nuk do ta lajë dot kurrë sepse ngriti dorën mbi të rinjtë, që protestuan kundër qeverisë së trafikantëve dhe krimineleve dhe fali trafikantët qeveritare me kryeministrin në ballë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al