Petrit Vasili: Vdekjet nga zemra dhe kanceri janë shtuar dukshëm,po Check-up përse shërbeu?

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se kur shkollëpakesia bëhet bashkë me grykësinë ndodhin vetëm tragjedi.

Më poshtë postimi i plotë:

Vdekjet nga zemra dhe kanceri janë shtuar dukshëm,po Check-up përse shërbeu ??

INSTAT konfirmon edhe për 2017 një rritje të vazhdueshme e të theksuar të vdekjeve nga sëmundjet kardiake në grup moshat 45-60 vjeç por edhe më të reja.Po e njëjta rritje e theksuar ësjtë edhe te semundjet tumorale me shtrirje nga 40- 60 vjeç.
Të gjitha këto grup mosha janë të mbuluara nga check up.
Kam kërkuar në sallen e parlamentit se cilët janë treguesit, që provojnë përmirësime pas fillimit disa vjeçar të check up dhe kërkova sa është ulur vdekshmëria nga kanceri dhe sëmundjet kardiake që janë edhe shkaktarët kryesore të vdekjeve.
Përveç entuziazmit oligarkik dhe injorant të xhepave të mbushur të kryeministrit dhe të ministres së tij, nuk kishte asnjë përgjigje profesionale.
Këto shifra flasin vetë dhe check up ishte një shpërdorim kriminal i parave të një mjekësie që vuan nga një nivel shumë i ulët financimi.
Kur shkollëpakesia bëhet bashkë me grykësinë ndodhin vetëm tragjedi.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al