Petrit Vasili: Vdekjet shtohen, po milionat për check-up për çfarë shërbyen?

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se INSTAT publikon që vdekjet janë shtuar pra ndikimi i check up është zero.

Më poshtë statusi i plotë:

Vdekjet shtohen, po milionat për check up për çfarë shërbyen?

Që check up ishte një aventurë ku shpenzimet ishin dhe janë të frikshme dhe përfitimet hiçgjë ky është fakt.

Ja kam kërkuar këtij Adhamutit që është kryeministër të na thotë se cili tregues i sëmundjeve kryesore që shkaktojnë vdekshmeri të lartë u përmirësua .Dhe ky si Adhamut që është,por edhe më keq se ai që Çajupi i madh përshkruan te komedia “Pas vdekjes” përgjigjet me propagandë idiote koreanoveriore.

Vlerësimi i ecurisë së treguesve është një detyrim për të treguar dobinë e kryerjes së check up,është detyrim për të justifikuar miliona euro të shpenzuara por edhe një detyrim shkencor ndonese me këtë të fundit ky shkollepaku agjitator ky s’ka lidhje fare.

Instat publikon që vdekjet janë shtuar pra ndikimi i check up është zero.

Shifrat i keni më poshtë dhe këto s’kane nevojë për propagandë.

“Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1%.”

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al