Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ka reaguar para disa minutash lidhur me lëvizjet e fundit që kryeministri aktual ka bërë. Vasili ka reaguar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” lidhur me hapësirën e re mediatike që ka ndërmarrë kryeminstri quajtur si “ERTv”.
Sipas Vasilit kjo hapësirë mediatike tejçon vetëm lajme të rreme, që mundohet të bëjë probagandë politike. Kjo nuk është forma e duhur z.Kryeministër, sepse media juaj është vërtetë kazani mediatik, dhe jo media e lirë që në vendin tonë po fshihet dalë ngadalë!
Postimi i plotë vijon si mëposhtë:
“Tani vetem kjo ERTV-ja nuk eshte media kazani. Ta gezojme ERTV-ne, stacionin e vetem objektiv, krejt te pavarur nga kryeministri dhe te lire nga qeveria. Me ERTV-ne perpara per fitorje te reja. ERTV-ja i vetmi televizion profesional ne Shqiperi, mediat e tjera s’na duhen “fare”; kujt i duhen, le t’i mbylle kryeministri mos ta zgjase hiç.”
Burimi: (integrimi.al/G.P)