Petrit Vasili: Vetëm idiotët kërkojnë armiq të jashtëm imagjinarë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj debateve të kohëve të fundit mbi lobimet ruse, si dhe deklaratave të zyrtarëve gjerman në lidhje me hapjen e negociatave.

Vasili ka shkruar se rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë janë ata që qeverisin këtë vend dhe që qytetarët i lënë pa bukë, ndërsa ka mallkuar të gjithë ata që nuk iu vjen gjynah për ‘tragjedinë’ e largimit të të rinjve nga vendi.

REAGIMI:

Vetëm idiotët kërkojnë armiq të jashtëm imagjinarë.

Rreziku i vetëm dhe me ligë për Shqipërinë janë ata, që qeverisin hajdutërisht këtë vend dhe që i bëjnë shqiptarët të mbeten pa bukë e në mjerim dhe të detyrohen të ikin nga Shqipëria që nga fëmijët e deri tek burrat e gratë e moshuara.

Kujt nuk i dhemb për tragjedinë e mijëra fëmijve e të rinjve shqiptarë nga 7 – 17 vjeç, që ikin mes rreziqeve të frikshme të rrugëve të botës, gjynahu iu ktheftë në mallkim.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al