Petrit Vasili: Vlahutin dhe Euralius çirakë të Kryeministrit për të kapur drejtësinë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku ngre akuzën se Euralius dhe Vlahutin zgjodhën të jenë çirakë të kryeministrit kundër reformes në drejtësi.

“Gjithçka është bërë me vetedije të plotë nga BE në Tiranë. Vlahutin ja ka fshehur shqiptarëve dhe Brukselit të vërtetën duke deklaruar si impresionante implementimin e reformës në drejtësi kur në fakt e dinte shumë mirë që reforma në drejtësi ka vdekur.”- shkruan Vasili.

Më poshtë statusi i plotë:

Vlahutin dhe Euralius çirakë të Kryeministrit për të kapur drejtësinë.

Euralius dhe BE në Tirane ishin ata që pergatiten në dhjetor 2017 raportin pra alibinë për të zgjedhur kryeprokuroren e përkohshme edhe me vetëm 36 vota nga 84 që Kushtetuta kërkonte për t’ia bërë sa më të kollajshme kapjen e drejtësisë nga kryeministri si çirake të të cilit janë.

Motivi ishte gjoja për të kaluar ngërçin dhe kjo do të zgjaste vetëm shumë pak muaj.

Aq sa kryetari i grupit parlamentar të Ps Balla deklaronte:

“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, deklaroi Balla.

Pra gjoja ne prill mbyllej mandati i Arta Markut dhe me tej do zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm edhe SPAK edhe BKH.

Por Euralius dhe Vllahutin e dinin dhe e dinë shumë mirë të kundërtën,të cilën e fshehin me qëllim edhe sot e kësaj dite edhe në një raport të tyre në mars të 2018 ku e vërteta thuhet shumë qartë:

“Ky proces mund të marrë muaj të tjerë dhe do të çojë në rezultatin që krijimi i Këshillave [KLGJ ose KLP] të bëhet vetëm në fund të vitit 2018 ose më vonë.”

Shpjegimi është i thjeshtë:Euralius dhe Vlahutin zgjodhën të jenë çirakë të kryeministrit kundër reformes në drejtësi ,zgjodhën të bekojnë dekapitimin e sistemit të drejtësisë,zgjodhën të lënë Shqipërinë pa institucione të drejtësisë për të betonuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë,zgjodhën të varrosin reformën në drejtësi e cila sot është tërësisht jashtë Kushtetutës dhe ligjit dhe është kthyer

ne një dokument të pështirë e plot me arna antiligjore të cilin asnjë shqiptar nuk e beson më.

Gjithçka është bërë me vetedije të plotë nga BE në Tiranë. Vlahutin ja ka fshehur shqiptarëve dhe Brukselit të vërtetën duke deklaruar si impresionante implementimin e reformës në drejtësi kur në fakt e dinte shumë mirë që reforma në drejtësi ka vdekur.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al