Petrit Vasili: Vlorën e pavarësisë nuk e duan një hapësirë mendimi dhe idesh, por e duan të vockël sa një lungomare.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me qytetin e Vlorës që ditën e djeshme pati vëmendjen e gjithë shqiptarëve për shkak të ceremonive me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë. Ai u shpreh se Vlora nga ku kanë lindur vendime të mëdha, që njerëzit e saj i kanë marrë, ka sot hapësirën më të ngushtë të mendimit,të impulseve universitare dhe të asaj hapësire shoqërore që do ti shkonte asaj.

Më poshtë statusi i plotë:

Vlorën e pavarësisë nuk e duan një hapësirë mendimi dhe idesh, por e duan të vockël sa një lungomare.

Vlora nga ku kanë lindur vendime të mëdha, që njerëzit e saj i kanë marrë, ka sot hapësirën më të ngushtë të mendimit,të impulseve universitare dhe të asaj hapësire shoqërore që do ti shkonte asaj.

Vlora përmendet sot në mediat e të gjitha llojeve vetëm e vetëm për një shëtitore buzë detit,lungomare i thonë ,e kanë identifikuar me një gjë kaq të vogël,kaq mediokre,kaq të varfër.

Asnjë ngjarje universitare,zhvillim shoqëror,rivleresim shkencor i pasurisë historike pafund të

Vlorës,mjerisht vetëm e vetëm lungomare.

Përçmim i padrejtë,dëshpërues,

minimalist.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al