Petrit Vasili: Vota antiamerikane e qeverisë në OKB nuk do as kallauz as përkthyes

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se suflerët e qeverisë u shqyen që të përkthejnë atë, që tha shumë qartë Trumpi për ata që do votonin kundër Amerikes në OKB.

Më poshtë postimi i plotë:

Vota antiamerikane e qeverisë në OKB nuk do as kallauz as përkthyes.

Suflerët e qeverisë u shqyen që të përkthejnë atë, që tha shumë qartë Trumpi për ata që do votonin kundër Amerikes në OKB.

Po ky Kryeministri i leqendisur, që ka taposur gojën dhe nuk flet dot, kaq të madh e paska hallin që ja paska dhënë gojën me qira ca e ca kallauzeve.

Po ç’mund të flasë kryeministri, turpi antiamerikan që duket sheshit nuk do as kallauz as përkthyes.

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara votimit në OKB deklaroi se “ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”.

Kjo deklaratë s’ka nevojë për përkthyes të lodhur të qeverisë .

Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”.

A ka turp kjo qeveri dhe ky kryeministër?

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al