Petrit Vasili: Vota e sotme në OKB ishte provë e qartë e një qeverie, që e konsideron Shqipërinë pronë të sajën

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka reaguar për votën që Shqipëria ka dhënë në mbledhjen e OKB-së mbi çështjen e Jeruzalemit. Z. Vasili ka vijuar statusin duke theksuar se vota e sotme në OKB ishte provë e qartë e një qeverie, që e konsideron Shqipërinë pronë të sajën.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Vota e sotme ne OKB ishte prove e qarte e nje qeverie, qe e konsideron Shqiperine prone te sajen.
Kur eshte fjala per nje propozim qe ben Amerika aleati me i cmuar dhe i pazevendesueshem i Shqiperise kurre vendimi s’mund te jete prone vetem e qeverive shqiptare cilado qofshin,pasi ky vendim eshte prone e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjeresisht me ta dhe me SHBA-ne vete.
Shume shtete ne bote ishin dhe jane kunder, por fale Amerikes kemi sot realizimin e nje sfide madhore dhe te paimagjinueshme kurre me pare:nje Kosove te pavarur.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al