Petrit Vasili:Kryeministri pa mend i jep mend Europës

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në Facebook ka quajtur kryeministrin Rama, ideatorin e një qeverisje antieuropiane.

Sipas Vasilit, integrimi ka një logjikë të thjeshtë: kush ka rezultate ecën përpara kush nuk ka mbetet në vend.

Më tej Vasili ka shtuar se një kryeminister i paditur ka marrë përsipër të analizojë Europën dhe t’i tregojë rrugën.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri pa mend i jep mend Europës.

Fajtori i vetëm dhe ideator i një qeverisjeje antieuropiane, kryeministri me logjikën e një shantazhi mes horrash, po përdor të njëjtën gjuhë me Europën.

Estrade shëtitëse për shqiptarët dhe qesharak deri në dhimbje për europianët kryeministri po çudit dynjanë me mediokritetin e tij monumental.

Integrimi ka një logjikë të thjeshtë:kush ka rezultate ecen përpara kush nuk ka mbetet në vend.

Kur trafikantët dhe kriminelët janë pjesë e tavolinës së qeverisjes dhe të tavolinave teë restoranteve të kryeministrit, kur kriminelëve të policisë u hapet rruga që të shpëtojnë, kur ish-ministri i trafiqeve mbrohet me forcë nga kryeministri për të mos u arrestuar, atëherë integrimi bllokohet pasi Europa nuk integron kryeministra të inkriminuar.”

Një kryeministër proverbialisht i paditur ka marrë përsipër të analizoje Europen, t’i tregoje rrugen e asaj, t’i tregoje gabimet,ti mesoje të ardhmen.

Dhe kush?Ky kryeministër i vogël sa një portal,me ide sa të një estrade shëtitëse ,me vizion sa batuta bajate e rradhës, do t’i tregoka rrugën Europës dhe se ç’e pret atë po nuk pati këtë kryeminister greminë në gjirin e saj.

Konseguent në urrejtjen ndaj Europës dhe dhe po kaq konseguent në krijimin e alibisë politike për tu kthyer drejt lindjes së panjohur e të paqarte më shumë me pak liri e demokraci,ky armik i integrimit europian peng i axhendave antieuropiane po bën gjithshka që të bindë dynjanë se nga halli po shkon në lindje se medemek europa nuk na deshi.

Asnjë shqiptar nuk ka me vete për të shkuar në lindje. Ky armik i integrimit dhe fajtor unikal që kundër integrimit ka luftuar pacipësisht dhe ka shitur dikur integrimin europian për një prefekt në Fier guxon megjithse nuk ka mend edhe i jep mend Europës.Lexojeni vetë se ç’thotë se fundmi ky strategu i qartë i narkoshtetit:

“Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë në këtë proces, në botëkuptimin tim, është mungesa e qartësisë. Duhet të na thuhet qartësisht, ekzaktësisht, po ose jo në kuptimin e procesit të integrimit. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak këtë proces. Europa ka bërë gabime në të shkuarën dhe besoj se do të ishte një gabim i përmasave monumentale, që të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al