Petrit Vasili: Ky buxheti kundër familjes shqiptare

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili në fjalën e mbajtur në seancën plenare ka shprehur hapur se është kundër miratimit të buxhetit të 2018. Sipas z. Vasili një buxhet i tillë kundër familjes shqiptare është padyshim një buxhet të cilin opozita nuk do ta votojë.

Më poshtë keni fjalën e plotë të z. Vasili:

Fjalë shumë dhe punë pak, natyrshëm s’kishim si dëgjonim dhe bëri mirë që shpenzoi kohë të madhe për buxhetin sigurisht pjesa tjetër qe humori i shplarë i rradhës, i cili jemi mësuar ta konsumojmë ne dhe mjaft qytetarë shqiptarë në dëm të përditshmërisë dhe të halleve të tyre të përditshme. Sigurisht ishte një prezantim i cili rikonfirmoi sërish një mungesë të qartë  të një modeli edhe ekonomiko-shoqëror për katër vitet që vijnë. S’pati asnjë dallim apo rrugë të re për tu larguar nga buxhetet, arkaike ,historike me të cilët jemi ndeshur dhe kemi kaluar me dhjetëra në këtë Kuvend. Pra ishte e njëjta histori e parë e dëgjuar e treguar vite më parë dhe një shpresë e humbur për të parë diçka të re në emër të mandatit politik të marrë pak muaj më parë. Sigurisht që ky buxhet ka pak për të diskutuar në thelbin e tij por ka shumë për të diskutuar për mesazhin negativ që lëshon pasi shumë qytetarë natyrshëm presin mesazhe, qytetari i zakonshëm, qytetari i thjeshtë, pret mesazhe pozitive apo diçka që e ndjen në tavolinën e tij, atë mesazh që e bën familjen më të varfër pra e ruan atë nga shpërbërja ekonomiko shoqërore e cila po e shoqëron përditë. E bën një familje shqiptare  më të qetë në qoftë se do kishte një mesazh pozitiv, përkundrazi ajo do jetë më e trazuar se më parë dhe sigurisht kemi dhënë me këtë mesazh të këtij buxheti një provë tjetër sesi familja shqiptare do të jetë më e shpërbëre më me konflikte sesi mijëra fëmijët shqiptarë do të dëgjojnë sesi prindërit e tyre u konfliktuan për të realizuar përditshmërinë e tyre të ekonomisë së vogël familjare dhe në fund të fundit ishte një buxhet me pak fjalë kundra familjes. Sigurisht që në këtë sallë janë përdorur opinionet e institucioneve ndërkombëtare të cilat do të përdoren kur një fjali na pëlqen dhe ku diku s’na pëlqen por institucionet ndërkombëtare kanë folur qartë. Në vend të atyre qenë dëgjuam  këtu, nuk e di cila është kurajoja disa raste një kurajo dhe e pacipë që ndërkohë që banka botërore parashikon qartë që do të ketë një ritëm rënie ekonomike pasi investime të mëdha strategjike nuk duken gjëkundi. Këtu flitet në të kundërt.

Dhe në moment të caktuar kur kërkohen shpjegime të caktuara thuhet që banka botërore dhe FMN na thotë ndryshe. Tani kjo lojë qesharake që institucionet i referojmë kur të duam dhe nuk i referojmë kur nuk duam është besoj kaq e bajatosur si lojë sa është e mira që mos ta përmendin më dhe ti vënë kapakun njëherë e përgjithmonë pasi edhe rezervat e mëdha që kanë pasur këto institucione, qoftë me problemin e modelit ekonomik, qoftë me ritmin e rritjes ekonomike, qoftë në qëndrimin ndaj konçensioneve janë të kundërta me sa u tha e u prezantua këtu. Është një gjë qartë që këmbëngulja epike stoike  për të ecur përpara me të famshmet konçensione megjithëse këtu kemi dëgjuar shpjegime nga më të çmendurat sikur konçensionet që jepen në katër vjet nuk kanë të bëjnë fare me paratë publike  janë ca para që qeveria i ka të sajat , nuk i merr nga taksat e njerëzve por i ka në llogari të vetën okulte , harrojnë që janë paratë e njerëzve. Do na shpjer që në vitin që na pason në 2018, nuk do kemi nevojë fare të kemi asnjë kryeministër asnjë qeveri na duhet vetëm të kemi një llogaritar të mirë, një ekonomist të mirë, një ça të doni që të shpërndajnë thjesht dhe vetëm paratë përkatëse të koncensioneve sepse investimet strategjike dhe investime të tjera që çdo qeveri bën që të shkojë e të japi vizion gjatë jetës ekonomike e shoqërore të vendit, nuk do ketë mundësi ti bëj vetëm do laj e do shplaj borxhet e rradhës të cilat do ti shoqërojnë me vite shqiptarët edhe kur kjo qeveri mos të jetë më. Ky është një mision sigurisht vërtet  i mallkuar që të trajtohet në këtë mënyrë, pasi jeta dinamike e vendit, kërkesat,  globalizimi me të cilat përballen do të kërkonte që të kishim dhe qëndrime të reja dhe të karakterit strategjik, por të cilat u ngushtohet krejtësisht frymëmarrja, pasi tashmë qeveria shndërrohet në një borxhpaguese dhe asgjë më shumë. Për ata që janë parashumtit që përfitojnë këta, është një ditë e lumtur, një ditë shumë e ëmbël për ta, por sigurisht për shqiptarët është një ditë më e hidhur se më parë. Nuk kemi ngjarje të reja as në bujqësi, nuk kemi ngjarje të reja as në arsim. E njëjta rutinë që na ka shoqëruar edhe më parë. Është folur shumë edhe për shëndetësinë shqiptare. Më së fundmi prisja edhe si njeri i kësaj fushe. Së paku në një moment të vetëm sinqeriteti. Për të thënë që sistemi shëndetësor që aspiruam nuk ndodhi, e ashtuquajtura, e zhargonuara shëndetësi falas nuk ekziston. Është po i njëjti model çregullimi madhor që kjo shëndetësi ka pasur, është po i njëjti, pavarësisht nga përrallat e opinionit publik që ne tashmë japim 200.000 falas, i japim pa para. I gjithë legjislacioni që ka ekzistuar dhe reforma bazë që është bërë vite me parë i kish parashikuar të gjitha këto. Këto u mundësua që sistemi vetëm të shpërbëhej si mentalitet dhe ndërkohë që kemi të njëjtin sistem u krijua një shthurrje e tillë, e cila ka krijuar një rrëmujë dhe një kaos në sistem dhe asgjë më shumë. Sigurisht, si profesionist, dhe jo si politikan, refuzoj të dëgjoj budallallëqe të karakterit që kirurgët kanë punuar me gërshërë të ndryshkura dhe me instrumente të cilat janë shtrembëruara. Këto mund ti thonë në opinione sharlatanësh, të cilët nuk duhet të jenë pjesë e këtij parlamenti, pasi mijëra e mijëra profesionistë e dinë fare mirë për çfarë flitet, duke qenë të bindur se edhe e mira është një process i cili duhet të ndodhi dhe duhet të ketë edhe ajo ecurinë e saj. Por nuk jemi këtu që të dëgjojmë të tilla vulgaritete, të cilat I duhen kursyer sallës dhe publikut, I cili nuk është budalla, pasi ka parë, sheh dhe di se çfarë është miqësia dhe nuk mund ti pranojë të tilla. Për ti dhënë një përgjigje, në mënyrë që tja kursejmë figurën e shëmtuar atij që na drejton, dëgjova këtu që u fol edhe për nja dy kate urgjence që janë bosh etj etj. Ja mësojnë, por nuk di as të interpretojë, por nuk ka faj se as nuk lexon. Dy katet e spitalit të urgjencës, ta dinë të gjithë shqiptarët, ka qenë një nisëm e qeverisë shqiptare përtej projektit që ishte parashikuar nga Banka Europiane në atë kohë, për ti dhënë një vision shërbimit, në mënyrë që shërbimi I kirurgjisë të kishte një domain ku të zhvillohej. Pra kishte një qëndrim vizionar për këtë punë, që shkonte përtej projektit të miratuar. Ishte detyrë e tyre ta mbaronin për katër vjet dhe nuk e mbaruan. Dhe mos mbarimi është meritë, dhe ata që e bënë paskan pasur faj. Megjithatë kur sharlantanizmi humbet kufijtë, duhet pranuar si I tillë dhe duhet stigmatizuar. Është folur sigurisht shumë e shumë në këtë sallë për check-upin. Është një nga praktikat, e cila për shkak të debatizimit të madh që ka, paqartësive të mëdha që ka, nuk aplikohet gjerësisht në Europë. Për një arsye shumë të thjeshtë. Ka check-up specifike për grupmosha të caktuara, por check-upe të tilla të gjeneralizuara të cilat nuk sjellin asgjë të mirë në sistem, janë refuzuar dhe janë përbuzur nga të gjithë sistemet shëndetësore, pasi edhe sot që jemi këtu nuk ka asnjë rezultat të vetëm që të thotë se cila është e reja qoftë në pikëpamjen kazuistike dhe epidemiologjike që check-up pruri në të mirë, në raport me të mëparshmin. Po e njëjta gjë është dhe me infeksionet spitalore, por tja kursejmë sallës këto konsiderata pasi besoj që po I trajtoj me një nivel profesional që ata me të cilët po debatojmë i refuzojnë të flasin  profesionalisht dhe mbeten në kufijtë e një propogande shumë të shtirur. E Vërteta e madhe tjetër është, pikërisht për këtë sistem, që ne sot nuk kemi një vepër të re spitalore, megjithëse ka të tilla që ka nevojë shumë. As në këtë projekt nuk ka, pavarësisht sinueseve pa asnjë vlerë, asnjë zhvillim të ri nuk ka gjëkundi, pra është e njëjta shkretëtirë idesh dhe asnjë zgjidhje sistemike që reformon sistemin në themel nuk ekziston. Ndaj është shumë e qartë se nesër shqiptarët do të jenë edhe më të varfër se një vit më parë. Familja shqiptare do të jetë akoma edhe më e tronditur se një vit më parë, se një buxhet I tillë kundër familjes shqiptare, sigurisht që nuk do të jetë buxheti që ne do të votojmë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al