Petrti Vasili: Sot është dita fëmijëve dhe mendimi i parë shkon vetëm tek ata.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve duke u shprehur se fëmijët kanë nevojë si ajri për një familje të qetë të bashkuar dhe të fortë.
Varfëria, papunësia taksat e larta e të padrejta, droga, krimi dhe gjuha agresive janë armiqtë më të egër të familjes dhe të fëmijve si pjesa më delikate.

Më poshtë statusi i plotë:

Sot është dita fëmijëve dhe mendimi i parë shkon vetëm tek ata.

Femijët kanë nevojë si ajri për një familje të qetë të bashkuar dhe të fortë.
Varfëria, papunësia taksat e larta e të padrejta, droga, krimi dhe gjuha agresive janë armiqtë më të egër të familjes dhe të fëmijve si pjesa më delikate.
Të mos kursejmë asgje qe femijët tanë të rriten të qetë në Shqipërine tonë të dashur dhe në familje, që forcohen.
Të largojmë ata që detyrojnë femijët e mitur të nxjerrin krom, ata që detyrojne fëmijet të shpërndajnë drogë, ata që u largojnë prindërit nga puna për një teser partie, ata që paratë e femijve jua dhurojnë pasanikëve miq të tyre për ti ndarë së bashku, duke e goditur e shpërbërë familjen shqiptare me tragjedinë e varferisë dhe skamjes.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al