Pas rezultateve të një studimi të kohëve të fundit , Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lëshuar një paralajmërim se ilaçet për humbjen e peshës mund të rrisin rrezikun e kancerit.

Pasi dha këtë paralajmërim, FDA kërkon tërheqjen e këtyre ilaçeve të dëmshme nga tregu, duke thënë se “rreziku i mundshëm i kancerit tejkalon përfitimet” që mund të sjellë përdorimi I tyre. Ilaçe të tilla funksionojnë duke zvogëluar ndjenjën e urisë së një personi.

Kjo rrit rezikun e kancerit të pankreasit, mushkërive dhe zorrës së trashë. Mënyra më e mirë për të humbur peshë, sipas ekspertëve, është një lloj diete e ekuilibruar që përfshin të gjitha llojet e ushqimve, ushtrimet e përditshme fizike si dhe konsultat e përhershme me specialistët e fushës. Ata nuk përjashtojnë as produktet me bazë bimore, si mjalti apo liomoni, të cilat kontrrollojnë mbipeshën.