Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 85-vjeçare ikona e kinematografisë kosovare Leze Qena.

Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Intenzivës në QKUK, Shaqir Uka, i cili ka deklaruar se ajo ndodhej në spital që nga data 6 mars dhe ka pasur probleme në bark.

Leze Qena i përket plejadës së lartë, pasi kishte plot 55 vite në skenë.

Ajo ka qenë një ndër aktoret e para të Teatrit të Kosovës, ku ka luajtur krah figurave të shquara si Bekim Fehmiu, Istref Begolli etj.

Disa nga rolet më të spikatura të saj janë në ‘Shkolla e fshatit’, ‘Familja moderne’, ‘Macja’ dhe ‘I ikuri’.

Së fundmi, është dalluar edhe si një figurë e njohur në reklamat televizive me emrat e rinj të estradës si për shembull Ledri Vula.

download_copy_copy.jpg

auto_leze-qena1479827975.jpg

Qena.jpg