Një 36-vjeçar është therur me thikë nga fqinji i tij gjatë ditës së sotme në Elbasan. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe  po punon për kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” në Elbasan dhe sherri mes tyre përfundoi në përdorimin e thikës, por fatmirësisht gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes  me mjetë prerës (thik) të 36 vjeçarit.Më datë 05.12.2018, rreth  orës  16:50, në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan, shtetasi L.L.,  për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës   thikë fqinjin e tij  shtetasin A.Sh., 36 vjeç,  banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin  e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.