Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa e sigurisë për auttorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, që është dhe një nga autorët e ngjarjes.

‘Arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit, ndërsa në katin e dytë ishte banesa ku jetonin.

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit rreth orës 21:40 në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen e lekëvë, por pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij.

E gjitha kjo ka ndodhur në prani të vajzës 17- vjeçare të çiftit.