Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet ka hapur edhe një herë polemikat lidhur me përjashtimin nga kombëtarja të Benzema.

Le Graet ka shuar çdo shpresë të sulmuesit francez për tu bashkuar me kombëtaren duke thënë:

Nuk kam asgjë kundër Karimit, gjithmonë është sjellë mirë në skuadër, por mendoj se koha e tij në kombëtare ka përfunduar.”

Por pas kësaj deklarate ka reaguar edhe vetë lojtari, i cili i është përgjigjur shumë ftohtë presidentit të federatës.

Ai shkruan në Twitter:

Zoti Le Graet, ju kërkoj që të më harroni dhe të më lini të qetë. Franca është kampione bote dhe kjo është e rëndësishme, të tjerat janë budallallëqe. Faleminderit”.

Ylli i Real Madrid nuk grumbullohet me “Gjelat” që nga viti 2015, kur u bë publik edhe skandali i tij me Mathieu Valbuena.