Paraqitjet e mira të Lirim Kastratit te Lokomotiva e Zagrebit, kanë bërë që sulmuesi shqiptar të bjerë në fokusin e shumë ekipeve të njohura europiane.

Pas shumë ofertave, vetë futbollisti dhe klubi i tij, kanë rënë dakord që ai të transferohet te ekipi i Reims kampionatin francez. 20-vjeçari, aty do të gjejë edhe shokun e tij të skuadrës te Kosova, Arbër Zenelin.

Sezonin e kaluar, lojtari i Përfaqësueses kosovare, Lirim Kastrati shënoi 7 gola në 32 takime në Kroaci me Lokomotivën, duke formuar një dyshe perfekte me shqiptarin tjetër, Myrto Uzuni.

Shifra për të kryer këtë operacion, flitet se shkon nga 1 deri në 1.5 milionë euro, që klubi francez i Reimsit do të paguajë tek Lokomotiva dhe Kastrati do nisë menjëherë aventurën e re.