Vajza e një miliarderi indian kërkon të punësojë një staf prej 12 vetash për ta ndihmuar gjatë jetës së saj si studente në universitetin e St. Andrews në Skoci, i njëjti universitet ku kanë studiuar princi William dhe dukesha Kate Middleton.

Në kërkesën online thuhet se kërkohet një shërbëtore, një ndihmëse personale, kuzhinier privat, tre këmbësore, tre shërbëtore për ushqimin, një shofer dhe një menaxher shtëpie. Gjithashtu dhe një kopshtar që do të kujdeset për kopshtin e vilës ku do të qëndrojë studentja.

Njoftimi është postuar më herët nga agjencia Silver Swan duke postuar pozicionet e ndryshme që kërkohen.