Jon James McMurray po stërvitej për muaj të tërë për të bërë akrobacitë që donte të vendoste në videon e tij të re muzikore dhe kishte publikuar edhe prova në profilin e tij në Instagram. Por të shtunën e 20 tetorit fluturimi i tij përfundoi tragjikisht.

Reperi 34 vjeçar ishte në një avion të vogël Cessna në qytetin kanadez të Vernos, kur mjeti filloi të binte në një spirale zbritëse, të cilin piloti nuk po arrinte ta kontrollonte.

Artisti ishte në krahët e avionit gati për tu hedhur, por mjeti në zbritje vonoi hedhjen e tij.
Jon kishte parashutë por nuk arriti ta hapte në kohë dhe u përplas përtokë. Piloti arriti të shpëtojë pa u lënduar.

Etiketa: