Pojana: Haradinaj simbolizon luftën për liri! Paqja është e vetmja rrugë!

16265911_1254988041246960_8386730667330837660_nMbështetja për Ramush Haradinaj nuk është zbehur përkundrazi, të gjithë shqiptarët kërkojnë një zëri lirimin pa kushte të tij dhe kthimin në tokën amë, Kosovë!
Të qëndrosh në krah të Haradinaj do të thotë të qëndrosh krah së drejtës, krah së mirës, krah lirisë!
Dhuna dhe masakrat që detyruan rreth 800.000 shqiptarë të largoheshin nga vendbanimet e tyre, bënë që rreth 15.000 të tjerë të humbnin jetën në luftë ose për shkak të luftimeve dhe 5000 persona të shpalleshin të zhdukur kërkon sot të rilëndoj këto plagë.
Shqiptarët kudo në botë por dhe mbarë opinioni botëror u njohën dhe e dënuan regjimin gjakatar të Milloshevicit dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve pas shpalljes de juro të pavarësisë së Kosovës është një proces jetik për Ballkanin dhe Europën!
Kosova është një realitet i patjetërsueshëm që duhet të njihet dhe të pranohet nga të gjithë, vecanërisht nga Serbia!
Procesi i bashkëpunimit për të ndërtuar ura komunikimi duhet dhe do të shemb çdo mur në mendjen e cilitdo që mendon se e ardhmja mund t’i përkasë konfliktit!
Shqiptarët kanë qenë, janë e do të jenë gjithmonë të bindur se paqja është e vetmja rrugë!

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al