Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka falenderuar të gjithë mjekët, policët, zjarrfikësit e ushtarakët, të cilët po menaxhojnë situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Pojana i quan ata heronj, të cilët po luftojnë që familja jonë e madhe Shqipëri të jetë në duar të sigurta.

Postimi i plotë:

Kjo është për TY… që po lufton për NE

FALEMINDERIT ❤️

Dikush atje jashtë po lufton për NE, po lufton për JETËN!

Nën përparësen e bardhë të mjekut, nën uniformën blu të policit, nën xhupin e kuq të zjarrfikësit, nën kamuflazhin jeshil të ushtarakut gjenden sot heronjtë tanë!

Njerëz të zakonshëm me kurajo të jashtëzakonshme që duhet të sakrifikojnë për të mirën tonë të përbashkët!

Ata i mungojnë sot familjes së tyre që familja jonë e madhe #Shqipëri❤️ të jetë në duar të sigurta!

Fjalët nuk e përshkruajnë dot mirënjohjen tonë për Ju!

Zoti iu bekoftë!