Pojana-Kumbaros: Njeriu që e nderon veprën, sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve nuk e shkatërron me ‘duart e veta’ natyrën e pasuritë që i fali Zoti vendit të tij!

Nënkryetari i LRI, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana ka ironizuar Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron pas deklaratës që ajo ka bërë duke thënë se po të jetonte në atë kohë do të ishte rreshtuar me patjetër partizane.Pojana tha se se po të dilte kjo Mirelë partizane, shumica e partizanëve do ishin bërë ballistë ose do i linin shkrepat e malet e ‘lirise’ se do ta parashikonin se cfarë kohërash të zeza do të vinin më vonë, madje edhe më të zeza nga ato që erdhën.

Më poshtë postimi i plotë i Pojanës:

E ‘mrekullueshmja’ Mirela Kumbaro paska thënë se po të jetonte në atë kohë do ishte rreshtuar me patjetër partizane!

Hahahahaha…

Po qesh se nuk qaj dot por jam dhe i bindur se po të dilte kjo Mirelë partizane, shumica e partizanëve do ishin bërë ballistë ose do i linin shkrepat e malet e ‘lirise’ se do ta parashikonin se cfarë kohërash të zeza do të vinin më vonë, madje edhe më të zeza nga ato që erdhën.

Zonja ministre e punëve të kota, të lutem lëri dënglat e atdhedashurisë e patriotizmit të zjarrtë, pasi kushdo që fatkeqësisht të lexon apo dëgjon e di fare mirë se janë gënjeshtra më të shkurtra se flokët e tua të gjata.

Njeriu qe e do vëndin e tij, i shërben me përulësi dhe në kohra të paqta dhe nuk e lë Parisin për ta shkretuar e zhvatur!

Njeriu qe e do tokën e të parëve nuk e shkel dhe përdhos historinë dhe trashëgiminë kulturore duke e kthyer në mejhane e sallameri por e ruan si sytë e ballit!

Njeriu qe e nderon veprën, sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve nuk e shkatërron me ‘duart e veta’ natyrën e pasuritë që i fali Zoti vëndit të tij!

Po nejse me kë flas dhe unë, ty të ka zënë halli se ta dhanë kolltukun me zor se e dinin që i shërben mirë ‘pronarit’ dhe fajtor sigurisht është ai që ta dha, se të ishte për ty, nuk e merrje sikur të kishe dhe 100 jetë!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al