Nën/Kryetari i LRI, Klevi Pojana ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook nga një takim me disa gjimnazistë të LRI ku ka shprehur se një vend që beson tek ëndrrat e të rinjve është një vend me të ardhme të ndritur.

Pojana thekson duhet t’i japim fund largimit të rinisë nga vendi dhe të kthejme besimin tek e nesërmja.

POSTIMI I PLOTË

E shtuna me #LRIgjimnaze❤️

Një vend që beson tek ëndrrat e të rinjve është një vend me të ardhme të ndritur!

Duhet ti japim fund largimit të rinisë nga vendi!
Le të kthejmë besimin tek e nesërmja!
Le ta bëjmë Shqipërinë vendin ku çdo i ri do të dëshirojë të ndërtojë jetën e tij!