Dy shqiptarë, janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi dyshohen si shpërndarës droge.

Sipas mediave italian, në prangat e policisë kanë rënë një 28-vjeçar dhe një minoren, 17-vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Arrestimi i tyre erdhi pas një operacioni që polica kishte ndërmarrë për të goditur grupet e shpërndarësve në drogës në Chiavri, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, dy shqiptarëve iu gjet a kilogramë e 300 gramë marijuanë dhe 2 mijë euro para të thata.