Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana ka dënuar rëndë dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj studentëve të ngujuar në universitete nga Policia e Shtetit.

Pojana ka kërkuar që kjo gjë të ndalojë menjëherë, teksa ka shtuar se në të kundërt do të jetë Edi Rama ai që do të tërhiqet zvarrë si busti i Enver Hoxhës në rrugët e Tiranës.

POSTIMI:

Stop dhunës ndaj studentëve!

Përndryshe do të tërhiqesh dhe ti zvarrë si busti i Enver Hoxhës në rrugët e Tiranës, nëse me forcën e shtetit tenton të dhunosh të rinjtë shqiptarë!