Një person i prezantuar vetëm si  “zyrtar i lartë në administratën e Trump”  botoi një op-ed anonim në New York Times të mërkurën, duke pretenduar të jetë pjesë e një grupi rezistence  brenda administratës që është duke punuar me zell nga brenda për të penguar pjesë të axhendës të administrates. Autori pohoi se “kishte fjalë të hershme se brenda kabinetit kërkohet thirrje e “Amendamentit të 25-të”  për të hequr Presidentin Donald Trump.

Duke e shpallur veten e tij patriot autori pretendon  të jetë ndër ata për të cilët vendi është i pari. Por kjo është e kundërta e patriotizmit. Qëllimi i op-ed është të tregojë për publikun amerikan – dhe për armiqtë  jashtë vendit – se administrata Trump nuk është vetëm kaotike, por e mbushur me sabotues. Efekti brenda Shtëpisë së Bardhë do të inkurajojë një klimë me dyshim të ndërsjellë që e bën më të vështirë për zyrtarët që të funksionojnë – e kundërta e qëllimit të supozuar të autorit.

“Vendi i pari” ishte slogani i fushatës presidenciale të Senatorit Xhon McCain në vitin 2008. Kjo, dhe dy paragrafët që kaluan duke e lëvduar McCainin, mund të japin disa të dhëna për identitetin e autorit. Pavarësisht nga kjo, ajo që godet nga  op-ed është se sa besnikërisht  përsëriten lajmet e rreme nga  kritikët e Trump.

P.sh Autori deklaron: “Në publik dhe privat, Presidenti Trump tregon një preferencë për autokratët dhe diktatorët, siç është Presidenti Vladimir Putin i Rusisë dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe tregon pak vlerësim të vërtetë për lidhjet që na lidhin me vendet aleate.

Ndoshta “zyrtarit të lartë” i është mohuar  një vend në darkën e shtetit me Francën.

Megjithatë, vështirë se është një sulm origjinal: “Zyrtari i lartë” duket se kalon shumë kohë duke lexuar gazeta.

“Presidenti Presidenti Donald Trump në mënyrë të besueshme tregon të vërtetën në një gjë: Ai pëlqen mënyrën se si diktatorët bëjnë biznes”, shkroi Edward-Isaac Dovere në Politico.

“Nuk është vetë Trumpi diktatori, vlen të marrim parasysh vullnetin e tij për të trajtuar në një mënyrë tolerante ose mbrotjëse figurat  e forta,” shkroi Ishaan Tharoor në Washington Post.

Në një pasazh tjetër, autori sërish i bën jehonë mediave kryesore kur akuzohet presidenti  për “marketingun masiv”, nocioni se shtypi është” armik i popullit ” Trump kurrë nuk i është referuar shtypit në këtë mënyrë. Autori gjithashtu thotë se Trump tregon pak afinitet për idealet e përkrahura nga konservatorët: mendje të lira, tregje të lira dhe njerëz të lirë”. Ky pretendim vjen pasi Trump ka protestuar kundër censurës së Internetit, ka mbrojtur një marrëveshje të tregtisë së lirë me Meksikën dhe inkurajoi protestat  pro-demokratike në Iran – të gjitha në Twitter, ku ai është më i pa filtruar.

Autori gjithashtu minon kredencialet e tij konservative, duke zgjedhur të botojë në New York Times, e cila e urren konservatorizmin. Nëse “zyrtari i lartë” do të ishte një patriot i vërtetë, apo edhe vetëm një “i rritur në dhomë”, do të jepte dorëheqjen në shenjë proteste. Në vend të kësaj, autori vendos të mbajë një punë prestigjioze dhe pagë bujare, duke ndihmuar New York Times ta rrëzojë presidentin.

Kjo nuk është konservatore, apo patriotike.

 

Burimi: Breitbart.com /Përshtati në shqip: Elisa Piperi