Forcat ajrore amerikane ‘US Air Force’ dhe ‘Space Force’ i kanë mbajtur planet e tyre të fshehta, por një ushtarak zyrtar ka ndarë axhendën e tyre për herë të parë, duke ngritur kështu vellon e misterit që qëndronte mbi të.

Fluturimi i parë orbital pritet të zhvillohet këtë muaj. Avioni X-37B pritet të niset nga stacioni Cape Canaveral Air Force Station në Florida, me anë të raketës Atlas V. Në bord do të ndodhen mjetet e nevojitura për 3 eksperimente të ndryshme që priten të zhvillohen.

Testet përfshijnë konvertimin e fuqisë diellore në energji të frekuencave të mikrovalëve radiofonike, të cilat më pas mund të transmtohen në Tokë dhe të vënë në punë objekte të ndryshme.

Udhëtimi pritet të zgjasë më shumë se dy vjet, të cilat X-37B do t’i kalojë në hapësirë.